Llogaria e përfaqësuesve diplomatikë kinezë kishte publikuar një post ku pretendonte se gratë me etni ujgure nuk ishin më “makina për të prodhuar fëmijë”. Ata citonin një studim të së përditshmes shtetërorë kineze China Daily. Tweet-i u hoq më pas nga platforma Tweeter.
Pas publikimit të postit, Twitter-i bllokoi llogarinë e ambasadës kineze në SHBA (@ChineseEmbinUS). Ky postim mbronte politikat e Pekinit në Xinjiang. Platforma sociale Twitter tha se ky post shkelte politikat e platformës kundër “çnjerëzimit”.
Asnjë Koment nga Ambasada Kineze në SHBA
Ambasada Kineze në Shtetet e Bashkuara nuk ka dhënë asnjë koment. Pezullimi i llogarisë së tyre vjen pak ditë pas bllokimit të llogarisë së ish-presidentit, Donald Trump./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Kosova aktualisht s’është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së