“Shqipëria mbetet e angazhuar për të siguruar integrimin e qëndrueshëm të të rinjve në tregun e punës”.
Kështu tha ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në Takimin e Dytë Ministror të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për Punësimin dhe Çështjet Sociale.
Ajo bëri me dije se, Shqipëria po mbështetet për Planet e Implementimit dhe projektin e Asistencës Teknike në Mbështetje të Reformës për Politikat e Punësimit, Arsimit dhe Trajnimit Profesional të financuar nga IPA 2015 deri në fund të vitit 2022.
“Shqipëria do të mbështesë edhe hartimin e Planit të Implementimit të Garancisë Rinore, i cili përfshin një veprim pilot në shkallë shumë të vogël”, vijoi ministrja Denaj.
Në këtë takim, përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor u angazhuan për të krijuar, zbatuar dhe përmirësuar skemat e Garancisë Rinore nëpërmjet mbështetjes së Bashkimit Evropian.
Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, botuar nga Komisioni Evropian në tetor tё vitit 2020, propozon zbatimin e skemave të Garancisë Rinore në Ballkanin Perëndimor në katër faza gjatë periudhës 2021-27.
Gjithashtu gjatë këtij takimi, theks i veçantë iu kushtua dhe sfidave demografike dhe rëndësisë së ofrimit të mundësive të punësimit dhe vendeve të punës me cilësi për të gjitha brezat.
Përfaqësues të institucioneve të tjera të BE-së, partnerë socialë evropianë dhe federatat evropiane të OJQ-ve morën pjesë në diskutimet mbi këto tema.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Pjesëmarrje masive në tubimin qendror të Frontit Evropian në Tetovë
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Marrëveshja e mbrojtjes me Arabinë Saudite nuk është e mundur pa normalizimin me Izraelin, thonë SHBA-të
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit