Kompania farmaceutikë, Moderna Inc, ka njoftuar të martën se ka marrë një raport nga departamenti shëndetësor i Kalifornisë, që disa njerëz në San Diego ishin trajtuar për reagime të mundshme alergjike ndaj vaksinës COVID-19.
Komentet e kompanisë vijnë pasi epidemiologu i lartë i Kalifornisë të dielën, u ka rekomanduar atyre të ndërpresin vaksinimin për shkak të reaksioneve të mundshme alergjike.
Prodhuesi i vaksinave tha se nuk ishte në dijeni më parë të rasteve për efekte anësore nga qendrat e tjera të vaksinimit të cilat mund të kenë administruar procesin.
Sipas kompanisë Moderna, një total prej 307 mijë e 300 doza mbetet në depo, nga 1 milion e 272 mijë e 200 doza në total që u prodhuan. Gati një milion doza nga prodhimi janë shpërndarë tashmë në rreth 37 shtete.
Moderna deklaroi se po punohej ngushtë me rregullatorët shëndetësorë të Amerikës për të shpjeguar rastet klinike./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel