Google Chrome ka nxjerrë një sërë përditësimesh të reja që synojnë përmirësimin e sigurisë së përdoruesëve në lundrimin e tyre në internet.
Techradar, faqe dedikuar teknologjisë, shfletuesi Chrome 88 paraqitet me veçorinë e re të menaxhimit të fjalëkalimeve. Nëpërmjet tij përdoruesit mund të kontrollojnë, identifikojnë dhe rregullojnë ato.
“Fjalëkalimet e dobëta ju ekspozojnë ndaj rreziqeve të sigurisë dhe duhet të shmangen. Në Chrome 88 mund të përfundosh një kontroll të shpejtë për të identifikuar ndonjë fjalëkalim të dobët dhe të marrësh masa lehtësisht”, ka sqaruar Google në një postim në blog.
Menaxheri i fjalëkalimeve Google Chrome i ruan kredencialet e përdoruesit për shumë platforma dhe ofron udhëzime kur identifikon fjalëkalimet e dobëta.
Përmes menusë “Chrome Settings” përdoruesi mund t’i rregullojë në mënyrë të shpejtë fjalëkalimet e dobëta shpjegom Techradar./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet