Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka njoftuar të dielën, se do të zgjatet periudha e karantinës deri më datë 7 shkurt.
Sipas tij, ky vendim u mor nga numri i lartë i personave të infektuar me Coronavirus. Këto kufizime vijnë gjithashtu si rezultat i viruseve më infektive që u zbuluan për herë të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut.
Ai njoftoi se do të vendoset distanca prej dy metrash, ndryshe nga një metër që ishte më parë.
Duke filluar nga 25 janari, qytetarëve do t’u kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse gjatë përdorimit të transportit publik si dhe në ambiente të mbyllura.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Rudolf Anschober, njerëzit me të ardhura të pakta do t’i përfitojnë këto maska falas.
Skema e mbylljes aktuale të Austrisë, filloi në 26 dhjetor dhe duhej të mbaronte më 24 janar. Kurz tha se Austria dëshiron të shmangë një situatë të tillë si ajo në Britani dhe Irlandë, ku infeksionet janë rritur ndjeshëm.
“Deri më tani, Austria ka mbi 150 të dyshuar për infeksione me virusin britanik”, ka theksuar Anschober.
Kurz ka njoftuar që hapja e restoranteve dhe hoteleve do të bëhet më vonë se bizneset e tjera.
“Deri në shkurt të 2021-shit, nuk do të jetë e mundur të hapet turizmi dhe hoteleria” tha ai, duke shtuar se një vendim i dytë do të merret në mes të shkurtit.
Austria, një komb me 8.9 milion banorë, ka konfirmuar gati 390 mijë raste gjashtë mijë e 964 vdekje nga COVID-19./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Ahmeti: Pushka pas lufte dhe fjala pas Kuvendit s’kanë vlerë, vendit i duhet stabilitet
-
Deputeti gjerman, Borrell-it: Jepi fund politikës së shurdhër ndaj Serbisë
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
A mundet Xi Jingping ‘ta fitojë’ Evropën?
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës