Aplikacioni i njohur i kërkimit në pronësi të Facebook, WhatsApp prezantoi një version beta të aplikacioni deskop që mund të realizojë thirrje audio dhe video për herë të parë.
Thirrjet në ekran të mëdha tani do të jenë një kënaqësi më vete për WhatsApp i cili do të pozicionohet si konkurrent i drejtpërdrejtë i Zoom-it dhe Google Meet-it të cilët kanë pasur një rritje gjatë pandemisë.
Një dritare do të shfaqet kur përdoruesit marrin thirrje në WhatsApp Web. Ata mund të pranojnë ose refuzojnë telefonatën në hyrje. Sa i përket kur një përdorues bën një telefonatë, WhatsApp do të tregojë një dritare më të vogël që do të përfshinte statusin e telefonatës.
Prej kohësh është përfolur që whatsApp në desktop do të funksionojë pa pasur nevojë për telefonin diçka që momentalisht është e pamundur. Përdoruesit duhet të kenë të instaluar WhatsApp Beta në smartfon në mënyrë që opsioni tu shfaqet në desktop.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Pedro Sanchez qëndron, nuk dorëhiqet nga pozita e kryeministrit
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku