Problemi kryesor për shtetin e Polonisë janë mbetjet e importuara nga vendet e Evropës.
Mijëra tonë mbeturina hidhen në Poloni çdo vit, shumica prej tyre nga Gjermania. Por Polonia gjithashtu ka probleme me asgjësimin e mbeturinave dhe mjedisi i saj po vuan si rezultat.
Britania e Madhe, Italia dhe Austria janë midis vendeve që dërgojnë mbeturinat e tyre në Poloni. Por për sa i përket vëllimit, ato janë prapa Gjermanisë, e cila e vetme përbën 70% të importeve polake të mbetjeve.
“Ne jemi depozita e mbeturinave të Evropës”, tha Piotr Barczak nga Zero Waste, një organizatë mjedisore polake.
Problemi i vetëm nuk është vetëm ndotja e mjedisit por edhe situatat që vijnë pas tij.
Mbeturinat e pariciklueshme transferohen brenda Bashkimit Evropian pa ndonjë kërkesë raportimi, që do të thotë se sasitë nuk regjistrohen.
“Ndërsa materiali i riciklueshëm mund të tregtohet lirisht brenda BE-së me një leje, palët e përfshira në biznesin e paligjshëm të mbetjeve dinë të mashtrojnë sistemin”, shpjegon Autoriteti i Inspektimit në Poloni.
Sipas rrjetit televiziv Deutche Welle, ky importim i mbeturinave gjen përkrahjen e të dyja palëve. Edhe pse shumica prej tyre janë ilegale, bizneset në Polandë kanë fitim e tyre./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Duke treguar përgjegjësi të guximshme për Evropën tonë
-
Bislimi: Duhet të jemi gati për luftë
-
Rrëfimi rrëqethës i Ermal Metës për sulmet e panikut: Për një kohë të gjatë u vetësabotova, përfundova në telashe me sjellje të paqarta, terapia ishte themelore
-
Tornadot në Oklahoma vranë të paktën katër persona dhe lanë dhjetëra të plagosur