Covid-19 ka prekur një tjetër artist shqipëtar, piktorin e njohur, Mustafa Arapi. Ai gjendet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në gjëndje të përkeqësuar shëndetsore.
E bija, Dorina Arapi, nëpërmjet një statusi në median sociale, Facebook, i bën thirrje kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, t’i japin vëmendjen e duhur babait të saj.
“Pedagog, artist, studiues, pjesëmarrës i lëvizjeve të dhjetorit ’90, Mustafa Arapi meriton vëmendjen maksimale të shtetit… Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare”, shkruan ajo në statusin e saj.
Dorina nuk kursen të shprehë dashurinë dhe vlerësimin ndaj Mustafa Arapit si baba sikurse nuk lë pa përmendur kontributin e tij 40-vjecar si piktor dhe restaurator.
“Mustafa Arapi, babai im, është baba e bashkëshort i shkëlqyer, mik, njeri i nderuar, piktor i nivelit botëror, restaurator i shkëlqyer me një kontribut prej 40 vjetësh në fushën e restaurimit. Nga puna e tij restauruese, sot brezat e rinj dhe kultura shqiptare trashëgon dhe admiron Onufrin, Qipriotin, Çetirët, Zografët, banesa tradicionale, kisha, afreske, ikona e studimeve e plot të tjera”, shprehet ajo.
Dorina Arapi mbyll postimin saj duke falenderuar mjekë dhe infermierë në detyrë, si dhe këdo që ndihmon në caste të tilla të vështira për të.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=719609818759637&set=a.111815152872443&type=3
/AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Petrit Halilaj, ylli që po shkëlqen në arenën artistike ndërkombëtare, sipas The New York Times
-
Kur u bëra meme ishte poshtëruese dhe lënduese – Dua Lipa shfaq çdo anë të saj pa dorashka për The Guardian
-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel