Ish-ylli i Real Madrid-it dhe Kombëtares së Gjermanisë, Mesut Ozil-i, ka lënë Londrën, mbrëmjen e së dielës dhe ka mbërritur në Stamboll. I padëshiruari i Arsenal-it tashmë do të luajë në vendin e orgjinës, me Fenerbahçe-n.
Ozil-i është larguar pas tetë sezonesh me topçinjtë. Që nga koha e mbërritjes në Londër, nga Real-i, në sezonin 2013/14. Në sezonin aktual Ozil-i, nuk mundi të bënte asnjë paraqitje me Arsenal-in.
254 ndeshje në total me topçinjtë e Londrës, 44 gola dhe 77 asiste. Katër trofe të Kupës FA (2014, 2015, 2017 dhe 2020) dhe dy Superkupa të Anglisë (2015 dhe 2016).
Krisja e Ozil-it me topçinjte, nisi që pas mos pranimit të kërkesës së klubit, për ulje të rrogës, si pasojë e uljes së të ardhurave të klubit nga Covid-19. Kërkesë e cila u refuzua nga mesfushori, për shkakun se lojtari është i përfshirë në fondacione dhe nisma bamirësie, të cilant nuk mund t’i ndërpriste.
Rasti i fundit i bamirësis së Ozil-it, ka pikërisht lidhje me Arsenal-in. Klubi do të largonte nga puna maskotën, që kishte 27 vite që punonte për topçinjtë. Ozil-i ka ndërhyrë në këtë çështje, duke i paguar pagën e plotë personit që bënte rolin e maskotës.
Pas mbërritjes në Stamboll, fjalët e para të turko-gjermanit ishin:
“Jam shumë i lumtur dhe i ngazëllyer. Unë do të jap maksimumin tim”
“Unë gjithmonë jam stërvitur me ekipin e parë. Kam qenë në Gjermani dhe më pas në karantinë në Angli. Jam stërvitur në shtepi. Nuk kam luajtur për ca kohë, por jam në formë, skam problem”.
Për Ozil-in ndeshja e fundit zyrtare ka qenë në mars./ AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE