Javë më parë, këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata, kishte publikuar albumin e saj “Çelu”, me gjithsej gjashtë këngë brenda tij.
Pothuajse të gjitha u shoqëruan me video klipe dhe u pëlqyen nga publiku duke u klikuar kështu me miliona herë në YouTube.
Por, nuk vonoi shumë, dhe Elvana Gjata, lansoi edhe një tjetër projekt të ri muzikor.
Bëhet fjalë për këngën “Loti”, të cilën, Elvana, e solli si një surprizë të vërtetë për fansat e saj, teksa i shoqëroi edhe një video klip të lezetshëm e unik.
Kur themi “unik”, sigurisht që fjalën e kemi edhe për veshjen e këngëtares në skenat e video klipit, ku edhe u paraqit krejtësisht ndryshe në krahasim me projektet e saja të mëparshme.
Në një nga skenat e video klipit të këngës “Loti”, artistja shfaqet e veshur me një kostum të zi “Mugler”, veshje me të cilën, Gjata, kishte publikuar fotografi qysh nga muaji mars, me gjasë kur edhe janë kryer xhirimet e klipit.
Ndërsa, së fundmi, pak ditë pas publikimit të projektit të ri nga Elvana Gjata, me të njëjtën veshje vetëm me ngjyrë tjetër, ëdhë paraqitur edhe ylli i muzikës botërore, Ciara.
Si edhe zakonisht, fansave të Elvana Gjatës nuk iu ka shpëtuar ky detaj, teksa nuk kanë hezituar të shprehen se “Ciara është inspiruar nga Elvana Gjata”.
Një reagim mbi këtë çështje nuk ka pasur as nga artistja shqiptare, e as nga ajo këngëtarja amerikane.
Ajo që dihet është se Elvana dhe Ciara nuk e ndjekin njëra tjetrën në rrjete sociale,.
Por, bazuar në atë se Gjata ka publikuar disa projekte për tregun ndërkombëtar të muzikës, madje edhe ka sjellë bashkëpunime me yjet me renome internacionale, nuk i dihet!
Mbase, edhe ka shanse që Ciara ta ketë parë yllin shqiptar me veshjen e veçantë, dhe pse jo të influencohet nga ajo.
Ndryshe, Ciara njihet si një nga këngëtaret më të thjeshta në industrinë e muzikës, e cila qëndron “me këmbë në tokë”, shpesh herë duke harruar reputacionin e saj.
Ajo numëron mbi 28 milionë ndjekës në Instagram, si dhe ka sjellë hite të shumta muzikore, përfshirë këtu “Dance like we are making love”, “Level Up” e “Like a Boy”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024
-
Demi Lovato rikthehet në Met Gala pas eksperiencës “të tmerrshme” në këtë event 8 vjet më parë
-
Dasma e vitit në Portofino, do të martohet miliarderi indian Anant Ambani
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Kosova aktualisht s’është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së