Shkenca, jeta dhe njeriu janë në bashkëveprim gjatë gjithë kohës. Kurioziteti për të panjohurën e ka shtyrë gjithmonë njeriun drejt një eksplorimi të pafundëm, duke filluar nga vetvetja deri te fenomenet më të çuditshme që nuk arrin t’i shpjegojë.
Janë pyetjet klasike universale ato që bëjmë të gjithë, por për të cilat askush nuk mund të japë një përgjigje të saktë.
Shkencëtarët e kanë gjetur veten të humbur përballë disa fenomeneve, të cilat nuk kanë arritur t’i shpjegojnë.
Ja kush janë disa nga këto fenomene:
Antarktida
Antarktida është i njohur si kontinenti më i ftohtë dhe i largëti në botë.
Askush nuk mund të imagjinojë se aty ka qenë ndonjëherë ngrohtë. Aq më tepër një vend i banuar nga zogj, kafshë dhe dinosaurë. Por zbulimet e fundit të fosileve dhe pyjeve tropikale tregojnë pikërisht këtë. Disa prej mbetjeve të fosilizuara datojnë rreth 71 milionë vjet më parë.
Gurët e gdhendur në bregdetine Meksikës
Një grup gurësh me origjnë vullkanore ndodhen në bregdetin e oqeanit paqësor, në Meksikë. Gurët përshkruajnë figura njerëzore, shtazore , abstrakte, qarqe, spirale dhe kryqe. Origjina, si dhe kuptimi i gdhendjeve, ende nuk është deshifruar.
Sfera prej guri në Kosta Rika
Këto monumente gjigande të sferës prej guri, janë puna e një civilizimi para-kolumbian që disa mund të datojnë që nga viti 600 p.e.s. Sipas arkeologut që i gjeti këto gurë, ato ishin gdhendur duke përdorur gurë të tjerë më të vegjël. Disa ekspertë madje spekulojnë se këta gurë janë përdorur për të treguar drejtime ose për qëllime astronomike. Qëllimi i tyre i vërtetë është akoma një mister sepse civilizimi që i bëri këto sfera u zhduk shumë kohë më parë.
Gjurmët e një krijese gjigande në një tempull sirian
Tempulli Sirian “Ain Dara” është i famshëm, ndër të tjera, për disa gjurmë të mëdha të gdhendura në të gjithë hyrjen e tij. Madhësia e gjurmëve të këmbëve është tre herë më e madhe se ajo e një këmbe njerëzore, por është e diskutueshme nëse janë nga një gjigant, një njeri apo një kafshë. Shumë besojnë se ato janë shenja të një hyjnie që po hynte në tempull./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gratë mund të jetojnë më gjatë, por burrat kanë një jetë më cilësore
-
Dasma e vitit në Portofino, do të martohet miliarderi indian Anant Ambani
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Divorci i Britney Spears dhe Sam Asghari u finalizua ndërsa gjyqtari nënshkruan marrëveshjen e zgjidhjes
Lajmet kryesore
-
Pjesëmarrje masive në tubimin qendror të Frontit Evropian në Tetovë
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Marrëveshja e mbrojtjes me Arabinë Saudite nuk është e mundur pa normalizimin me Izraelin, thonë SHBA-të
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit