Kabineti i Kryeministrit të Kazakistanit, Askar Mamin, ka dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve parlamentare.
Sipas një deklarate nga Presidenca e vendit, thuhet se Presidenti, Kassym-Jomart Tokayev ka nënshkruar dekretin ku anëtarët aktualë të kabinetit do të vazhdojnë përmbushjen e detyrave deri në miratimin e qeverisë së re në vend pas zhvillimit zgjedhjeve parlamentare.
Zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e diel u fituan nga Partia, Nur Otan, me 72% të votave udhëhequr nga Nursultan Nazarbayev.
Parlamenti kazak është i ndarë në dy dhoma, Senati dhe Dhoma e Ulët. Partia Demokratike, Ak Zhol, mori 10.95% të votave, pasuar nga Partia Popullore me 9.1% .
Në votime morën pjesë 63.3% e popullsisë, ku më shumë se 310 kandidatë nga Partia Demokratike, Ak Zhol, Partia Demokratike Patriotike e Popullit dhe Partia Adal garuan për 107 vende në Parlament.
Numrin më të madh të vendeve e ka zënë Partia Nur Otan, 72 deputetë, 12 i ka siguruar Partia Demokratike Ak Zhol dhe 10 Partia Popullore e Kazakistanit. Nëntë deputetët e tjerë do të jenë anëtarë të Asamblesë së Popullit të Kazakistanit. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Alejandra Rodriguez konkurron për Miss Universe në moshën 60-vjeçare
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Ndihma në Gaza do të bëhet funksionale në “dy-tre javë”
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”