Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka bërë bujë me deklaratat e saj karshi pavarësisë së Republikës së Kosovës, teksa ka theksuar se nuk do të ketë njohje nga shteti serb.
“Unë nuk jam dakord me shpalljen e pavarësisë, ne nuk kemi një referendum, ne nuk reagojmë e as nuk e pranojmë atë. Serbia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës”, tha Brnabic.
Madje, sipas saj, nëse Vuçiq do të ishte në krye të vendit në atë kohë, Kosova nuk do të arrinte të shpallej shtet.
E ftuar në një emision të televizionit “ TV Pink”, Brnabic ka folur edhe rreth kërkim faljes të presidentit çek, Millosh Zeman, për bombardimet e NATO-s në Serbi gjatë vitit 1999, duke mos hezituar ta quaj atë si “akt historik”.
Lëvdatat e Brnabic për Zeman nuk kishin fund teksa mes të tjerash ajo e etiketoi atë si “një njeri të madh dhe me influencë”.
“Ardhja në detyrë si President i Çekisë nuk ka ndodhur aksidentalisht”, tha Brnabic tutje.
Mes tjerash, sipas kryeministres serbe, meritat për këtë kërkim falje i shkojnë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic.
“Mendoj se Vuçiq ka luajtur një rol kyç në ndërtimin e një imazhi tjetër të Serbisë përgjatë këtyre viteve, sa që kemi arritur edhe në një pikë ku një politikan i tillë të kërkojë falje”, tha Brnabic.
Mes tjerash, kryeministrja serbe, Ana Brnabic, tha se Serbia akoma qëndron me vendimin e saj të prerë për pandryshueshmëri të kufijve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”