Supa me brokoli është receta më e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe mendjen e mprehtë.
Kjo supë është një alternativë shumë e mirë për të ngrohur organizmin dhe për të mposhtur virozat e stinës.
Përbërësit e dhënë janë për 4-5 persona:
Një pulë e vogël ose 4-5 copa mish pule, 300 gr brokoli, 1 patate mesatare; 1 karrotë ; pak gjalpë të freskët; 2-3 lugë gjelle vaj ulliri; kripë; piper.
Për të nisur përgatitjen pastrojmë me ujë të rrjedhshëm brokolin, të cilin e ndajmë në degëza ndërsa patatet bashkë me karrotat i presim në kubikë shumë të vegjël.
Vendosim një tenxhere në zjarr dhe hedhim vajin e ullirit dhe pak gjalpë të freskët, shtojmë patatet e karrotat, i kavardisim për disa minuta dhe më pas shtojmë brokolit.
Pasi i kemi kaurdisur dhe pak i heqim dhe i vendosim në një enë mënjanë.
Ndërkohë në tenxheren me yndyrën e mbetur shtojmë copat e mishit të pulës i kaurdisim, kripën dhe më pas shtojmë ujë derisa të mbulohen mirë dhe e lëmë që të ziejë.
Pasi mishi i pulës të ketë zierë, shtojmë brokolit dhe patatet dhe i lëmë të ziejnë për maskimumi 5-7 minuta./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Një darkë në Elysee për të bindur Scholz-in për Kinën
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike