Slogani i inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, do të jetë ‘America United’. Ky fakt u bë i ditur nga nga Komiteti Presidencial i Inaugurimit.
Akti i parë i presidentit Biden, do të jetë homazhi në varrin e një ushtari të panjohur në varrezat e Arlington-it. Ai do të shoqërohet nga zëvendëspresidentja, Kamala Harris. Të pranishëm do të jenë gjithashtu bashkëshortja e Biden-it, Jill, dhe bashkëshorti i Harris, Doug.
Të pranishëm do të jenë edhe ish-presidentët, Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton. Ata do të shoqërohen gjithashtu nga bashkëshortet e tyre.
“Ky inaugurim shënon një kapitull të ri amerikan”, deklaroi Tony Allen, oficeri ekzekutiv i komitetit. “Është koha t’i kthejmë shpinën kësaj ndasie që na ka rrethuar”.
Më parë, presidenti në detyrë, Donald Trump, deklaroi se nuk do të ishte pjesë e inaugurimit. Kjo është hera e parë në 150 vite, që një president nuk merr pjesë në inaugurimin e pasardhësit.
Mike Pence, gjithsesi, do të jetë pjesë e ceremonisë.
Thirrje të shumta janë bërë nga ekipi i Bideni-t mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në ceremoni. Për shkak të situatës së krijuar nga Covid, është kërkuar që amerikanë të mos udhëtojnë drejt kryeqytetit, por ta ndjekin ceremoninë online. Thirrjet u përforcuan pas ngjarjeve të dhunshme në Capitol.
‘America United’ ka qenë dhe një ndër termat më të përdorur të Biden-it gjatë fushatës së tij elektorale./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
Vetëm SHBA-të mund ta ndalojnë sulmin e Izraelit në Rafah, thotë presidenti palestinez
-
Ora e xhepit e pasagjerit më të pasur të Titanikut shitet me çmim rekord
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
Bardhi: Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj gjyqtarit Sterkaj
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
“Në ring s’na ka mposhtur askush”, Ahmeti, VMRO-së: Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj me ju