Elon Musk ka thënë se kompania e tij e raketave, SpaceX, tani do të pranojë kriptomonedhën Dogecoin (DOGE) të frymëzuar nga memet, si pagesë.
Lajmin e bëri të ditur, me anë të një statusi në Twitter, ku shkroi se firma komerciale e eksplorimit të hapësirës do të nisë projektin “DOGE-1 Misioni në Hënë” në fillim të vitit të ardhshëm.
E gjithë kjo erdhi ndërsa kriptomonedha Dogecoin vazhdoi të binte, pasi miliarderi i teknologjisë tha në televizion se ishte një “truk”.
Muajin e kaluar, ai shkroi në Twitter se SpaceX do të vendoste një “Dogecoin të mirëfilltë në Hënë”.
Korporata Energjetike Gjeometrike e Kanadasë njoftoi misionin e financuar nga Dogecoin, herët të dielën, por vlera financiare nuk u zbulua.
“Ky mision do të demonstrojë zbatimin e kriptovalutave përtej orbitës së Tokës dhe do të vendosë themelin për tregtinë ndërplanetare”, u citua të thoshte Zëvendëspresidenti i Shitjeve Tregtare të SpaceX, Tom Ochinero.
Muajt e fundit, statuset dhe shkrimet e Musk kanë ndihmuar në kthimin e monedhës digjitale, e cila filloi si një shaka në mediat sociale, në kriptovalutën e katërt më të madhe në botë.
Ajo është rritur me më shumë se 800% gjatë muajit të fundit, me vlerën e saj totale të tregut në mbi 70 miliardë dollarë.
Sidoqoftë, të dielën, Dogecoin humbi më shumë se një të tretën e çmimit të saj. Kjo, pasi Musk e quajti atë një “truk”, ndërsa ishte i ftuar në shfaqjen televizive “Saturday Night Live”.
Në shkurt, prodhuesi i makinave elektrike Tesla, ku Musk është shefi ekzekutiv, tha se bleu 1.5 miliardë dollarë vlerë Bitcoin (BTC) dhe po planifikonte të pranonte kriptomonedhën si pagesë për automjetet e saj.
Muajin e kaluar, Tesla njoftoi se fitimet e saj për tre muajt e parë të vitit ishin 438 milionë dollarë, nga 16 milionë dollarë që ishte vitin e kaluar. Kjo mbështetur edhe nga shitjet e Bitcoin dhe kreditë mjedisore.
Musk, i ftuar në emisionin “Saturday Night Live”, zbuloi se ai ka sindromën Asperger.
Njerëzit me Asperger interpretojnë mjedisin rreth tyre ndryshe nga njerëzit e tjerë.
Mendohet se është hera e parë që Musk flet publikisht për gjendjen e tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel