Auto

Tesla blihet me bitcoin


Elon Musk, shefi ekzekutiv i Tesla-s, ka njoftuar se tanimë automjetet Tesla mund të blihen duke përdorur bitcoin dhe se opsioni do të jetë i disponueshëm më vonë edhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Tani mund të blini një Tesla me bitcoin”, ka shkruar Musk në llogarinë e saj personale.

Ai ka shtuar se “bitcoin-i i dhënë për blerjen e Tesla-s do të ruhet si Bitcoin dhe jo i konvertuar në kartëmonedhë.

Lëvizja e Musk-ut vjen pasi muajin e kaluar kompania Tesla zbuloi se kishte blerë 1.5 miliardë dollarë bitcoin.

Asokohe, kompania parapërgatiti blerësit e ardhshëm se ata mund të përdornin bitcoin-in si një formë pagese për blerjen e makinave.

Kjo bëri që çmimi i kriptomonedhës më të njohur në botë të shkonte drejt një rritjeje të menjëhershme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore