Nëse nënat e ardhshme pijnë duhan gjatë shtatzënisë, fëmijët e tyre kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundja e psoriasis në fëmijëri.
Foshnjat e lindura tek gratë që nuk e kishin braktisur zakonin e duhan pirjes gjatë shtatzënisë, regjistruan një rritje prej 40% të rrezikut të zhvillimit të psoriasisit në fëmijëri, sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.
Zhvillimit i kësaj sëmundjeje auto imune të lëkurës rritet proporcionalisht me numrin e cigareve të pira gjatë shtatzënisë nga nënat.
“Studimi ynë sugjeron që tymi i duhanit mund të jetë një faktor rreziku për zhvillimin e psoriasit, madje edhe për fetuset e ekspozuar ndaj tymit të nënës në bark”, shprehet studiuesi Jonathan Groot.
Psoriaza është një sëmundje autoimune, inflamatore dhe kronike, jo ngjitëse e lëkurës. Prek rreth 5% të popullsisë në të gjithë botën./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com