Gjashtë nga dhjetë sondazhe të publikuara në dy javët e fundit, u japin epërsinë të gjelbërve përpara Unionit Kristian Demokrat (CDU), të kancelares Angela Merkel.
Një frymë e re e gjelbër po merr jetë në politikën gjermane. Sipas sondazheve, Partia e Gjelbër Gjermane ka epërsinë vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve.
Kjo është hera e parë që prej qershorit 2019, që i gjen të gjelbrit përpara në sondazhe.
Në Gjermani, ndryshe nga vende të tjera të Evropës, ka pasur një qëndrueshmëri më të lartë politike. Partitë simotra të CDU-së në Francë apo Itali, kanë marrë goditje të rënda në votime. Ndërsa, në Gjermani, CDU-ja vazhdon të jetë forcë e parë në vend.
Por, pavarësisht kësaj, hegjemonia e CDU-së në Gjermani, mund të thyhet pas 16 viteve.
Mesatarisht, të gjelbrit shpallen fitues me 27% të votave. Ky rezultat do të lejonte kandidaten për kancelare, Annalena Baerbock, të krijonte një koalicion për qeverisje. Koalicion, i cili do të ishte i mundur edhe me CDU-në.
Kreu i ri i Kristian-Demokratëve ndërkaq, Armin Laschet, pretendon të vazhdojë frymën e kancelares në largim, Merkel.
Pikat kryesore, ku ky i fundit do të synojë, është mungesa e eksperiencës nga ana e Baerblock. 40-vjeçarja, prej tre vitesh është nën bashkëdrejtim të të gjelbërve, por nuk ka treguar aftësi të larta lidershipi.
Fushata e saj po përqendrohet kryesisht në reformimin e sistemit. Këtu, përfshihet edhe limitimi i mandatit të kancelarit në Gjermani.
Përtej sondazheve, një fitore e të gjelbërve nuk duket shumë e afërt. Kjo, edhe për pasojë të një vazhdimësie të qetë, të cilën gjermanët e kanë kërkuar përgjatë dekadave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Investimet shqiptare jashtë vendit mbeten të larta në pjesën e parë të vitit
-
Centristët francezë humbasin gjumin, pas bastit të Macron për zgjedhjet e parakohshme
-
Hungari-Zvicër, publikohen formacionet – Xhaka kapiten për helvetët
-
Një burrë godet me thikë disa persona, në një festë private futbolli në Gjermani
Lajmet kryesore
-
24 lojtarët e rinj për t’u ndjekur në Euro 2024 sipas BBC – Mes tyre Mario Mitaj
-
Investimet shqiptare jashtë vendit mbeten të larta në pjesën e parë të vitit
-
Centristët francezë humbasin gjumin, pas bastit të Macron për zgjedhjet e parakohshme
-
Osmani në Samitin për Ukrainën: Kosova u ndërtua nga zeroja dhe u bë model i demokracisë