Nëse jeni në kërkim të natyrës së egër të pasur me shpella, kanione, ujëvara, burime, pllaja dhe peizazhe të magjishme zona e Kelmendit do t’ju mahnisë.
Bukuritë e shumta natyrore të kësaj zone kanë shtuar vëmendjen e turistave vendas edhe të huaj. E nëse vizitoni këtë zonë ju do të njiheni me kulturën, traditën dhe natyrën e paprekur shqiptare. Kelmendi pa frikë mund të konsiderohet vendi ideal ku do të ndijeni vlerat e një përkujdesjeje shumëshekullor të njeriut ndaj natyrës.
Bukuritë e Selcës
Në mesin e destinacioneve që duhet vizituar në këtë malësi është edhe fshati Selcë, i cili ndodhet 8 km në anën veriore të qendrës së komunës së Kelmendit. Kjo zonë njihet për një natyrë të pasur e që rrethohet nga majat e larta. Fshati përshkohet nga kanioni i Gerrlës, i cili është krijuar nga rrjedhat e fuqishme të lumit Cem, duke i dhuruar një bukuri mahnitëse zonës.
Një ndër atraksionet e cila kohët e fundit po fton shumë turistë është edhe ujëvara e Selcës ose siç e njohin banorët ujëvara e Sllapit.
Për të arritur në këtë destinacion do ju duhen rreth 2 orë ecje ku do të keni mundësi të eksploroni shtigje malore interesante, peizazhe shumë të bukura, si edhe shpellat e shumta.
Janë rreth tetë të tilla, të cilat janë formuar nga veprimtaria karstike, ndër të cilat përmendim shpella e Pogonicёs, shpella e Gradёs, shpella e Rrugёs, shpella e Vllojakut, shpella e Pajës, shpella e Turçinit, etj.
Vizita në disa nga këto shpella, do ju bëj të mbusheni me energji të reja, për të vijuar drejt ujëvarës, e të njiheni me këtë mrekulli natyrore që do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj. Ujëvara fillon me një burim të fuqishëm që del nga një e çarë shkëmbi e cila është formuar prej vitesh dhe rrëzohet nga një lartësi afro 30 m, duke i dhuruar zonës një ndër perlat natyrore në tokë.
E pasur jo vetëm me natyrë, por edhe me histori.
Fshati Selcë është një galeri e pasur me peizazhe natyrore që kërkon ditë për t’u eksploruar, jo vetëm për t’i shijuar, por edhe për të udhëtuar në histori. Në këtë fshat do të gjeni edhe tarracën e Greçes, një monument natyre në të cilën u mbajt edhe kuvendi me të njëjtin emër, ku u nënshkrua memorandumi i krerëve shqiptarë më 23 qershorit 1911, i cili kërkonte krijimin e një province të pavarur.
Pjesë e këtij monumenti natyror është edhe ahu i kësaj zone, i cili është një trung me kurorë të veçantë dhe mendohet se është qindra vjeçarë.
Pikërisht nën hijen e tij burrat u mblodhën dhe hartuan memorandumin drejtuar Portës së Lartë për njohjen e kombësisë shqiptare.
Gjithashtu në këtë zonë janë kryer edhe beteja të shumta antiturke, ku përmendim edhe trimërinë e Norës së Kelmendit e cila vrau pashain turk.
Me plot gojë mund të themi se fshati Selcë, është simboli i mirëfilltë i mrekullive të natyrës, të cilat sjellin tek ne lashtësinë e këtyre bjeshkëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
VOA artikull për veriun e Shqipërisë: Zona me pasuri turistike ende të pashfrytëzuara
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
Tarifë hyrje në Venecia – por shumica e turistëve nuk do të paguajnë
-
Forbes: Shqipërinë, për një aventurë emocionuese larg turmave
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë