Filmi “Weekend” me bashkë-produksion shqiptar dhe italian mund të shihet në Amazon Prime Video nga data 17 dhjetor i këtij viti.
Përveç produksioneve italiane të Camaleo, Twister dhe Showlab, edhe firma e produksionit italo-shqiptar A. B. Film.
Për A. B. Film, shtëpinë e produksionit të Adele Budinës, ky nuk është filmi i parë.
Adele Budina, vajza e aktorit dhe regjisorit Edmond Budina, ka qenë bashkëproduktore edhe në filmin Broken (Të thyer) dhe si produktore ekzekutive në filmin Ballkan Bazar.
Bëhet fjalë për një thriller psikologjik me regji të Riccardo Grandi-t, mbështetur nga Ministria italiane për të mirat dhe veprimtaritë kulturore dhe të turizmit (MiBACT), Regione Lazio dhe nga Calabria Film Commission.
Luajnë në këtë thriller aktorë të ndryshëm italian të panjohur për publikun shqiptar: Lorenzo Zurzolo, Alessio Lapice, Eugenio Franceschini, Jacopo Olmo Antinori, Filippo Scicchitano e Greta Ferro.
Por gjithashtu luan dhe një shqiptare: Mersila Sokoli, e cila ka lindur në Shkodër në vitin 1992 dhe është rritur në provincë të Padovës. Vlen të theksohet që në vitin 2018 ka fituar çmimin SIAE si Aktorja më e mirë dhe Çmimin Kombëtar të Arteve.
Weekend-i për të cilin flitet në film është fundjava kur njëri nga pesë miq gjen vdekjen në mënyrë të mistershme e me të cilën katër të tjerët duhet të bëjnë llogaritë përsëri kur, pasi ritakohen në një ekspozitë pikture, detyrohen t’i rikthehen vendit të ngjarjes.
Mes së tashmes ku janë të ndryrë brenda në shtëpizën e fshatit, dhe të kaluarës që i përndjek në kërkim të fajtorit, në mes të dëborës dhe ftohtit personazhet mundohen të zbulojnë krimin e kryer në verë të rinisë së tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meryl Streep bën shaka duke thënë se Nicole Kidman është aq e mirë në aktrim saqë është “traumatizuese”
-
“The Strike”, një betejë për të ndalur izolimin e pafund të burgosjes
-
Policia franceze thërret legjendën e kinemasë, Depardieu, për sulme të dyshuara seksuale
-
There’s Still Tomorrow – Filmi që mundi Barbie-n në Itali
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës