Lajme

97% e aplikimeve për ETIAS do të miratohen brenda pak minutash, sipas Frontex


Frontex pretendon se sapo të fillojë të funksionojë Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), do të ketë një përqindje shumë të ulët të aplikantëve që mund t’u refuzohen aplikimet.

Referuar Frontex-it, deri në 97 për qind e aplikantëve do t’u trajtohen dhe miratohen aplikimet menjëherë.

Pasi qytetarët e vendeve të treta nën regjimin pa viza të plotësojnë formularin e aplikimit dhe të dorëzojnë dokumentet e kërkuara të skanuara, aplikimet do të përpunohen përmes disa sistemeve të sigurisë të BE-së si Sistemi i Informacionit Shengen (SIS).

Dhe nëse nuk lindin shqetësime se aplikantët janë një kërcënim për BE-në, aplikimet e tyre do të miratohet brenda pak minutash.

Megjithatë, tre për qindëshi i mbetur do të rishikohet manualisht nga Njësia Qendrore ETIAS dhe Njësitë Kombëtare, për vendim përfundimtar.

Për sa i përket udhëtarëve që u është refuzuar aplikimi për ETIAS, nuk mund të hyjnë në Zonën Shengen. Nuk është e mundur që ata që refuzohen të marrin një ETIAS të aplikojnë as për vizë Shengen.

“Nuk është e mundur që udhëtarët e përjashtuar nga viza të aplikojnë për vizë nëse ETIAS-i i tyre refuzohet. Një vizë dhe një ETIAS janë lloje të ndryshme autorizimesh, të destinuara për kategori të ndryshme udhëtarësh”, ka sqaruar BE-ja.

“Nëse një udhëtar i përjashtuar nga viza nuk ka një autorizim të vlefshëm udhëtimi ETIAS, ai nuk do të lejohet të kalojë kufijtë e jashtëm të vendeve evropiane që kërkojnë ETIAS”, ka vijuar shpjegimi.

Udhëtarët, aplikimi i të cilëve është refuzuar për ETIAS, gjithsesi kanë të drejtë të apelojnë vendimin.

Ankesa do të trajtohet nga autoritetet e vendit që refuzoi aplikimin fillestar.

Po ashtu ekziston rreziku që autoritetet e BE-së mund të revokojnë një ETIAS, nëse zbulojnë se mbajtësi nuk i plotëson më kushtet në të cilat është lëshuar autorizimi i udhëtimit.

Nëse kjo ndodh, personi i prekur do të marrë një vendim duke përfshirë arsyet e revokimit ose anulimit dhe procedurën që duhet të ndjekë nëse dëshiron të apelojë.

Prej një viti nga tani, qytetarët e mbi 60 vendeve të botës që dëshirojnë të vizitojnë një nga 27 vendet e Zonës Shengen do të duhet të aplikojnë për një ETIAS, që është autorizimi i udhëtimit në internet.

ETIAS do të kushtojë 7 euro dhe do të jetë më e lirë se shumica e autorizimeve ekzistuese të udhëtimit, duke përfshirë Sistemin Elektronik të SHBA-ve për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA).

Marrë nga “Schengen Visa Info”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore