Lajme

850 të zhdukur pas zjarreve në Maui, thotë kryebashkiaku


Rreth 850 persona rezultojnë ende të zhdukur pas zjarreve shkatërruese në Maui.

Kështu ka bërë me dije kryetari i qarkut Richard Bissen.

Mbi 1 mijë e 200 persona që ishin në listën e të zhdukurve janë gjetur të sigurt, sipas Bissen, ndërsa numrat paralajmërues pritet të luhaten.

Sakaq, 114 persona konfirmohet se kanë vdekur.

Presidenti Joe Biden është planifikuar të vizitojë ishullin për herë të parë që nga zjarret vdekjeprurëse në fillim të këtij muaji.

Zjarret shkatërruan pjesën më të madhe të qytetit historik Maui të Lahaina dhe tani konsiderohen si fatkeqësia më e keqe natyrore në historinë e shtetit të Hawait.

“Jetët tona kanë ndryshuar përgjithmonë dhe gjërat nuk do të jenë njësoj”, ka thënë Bissen në një video përditësim të postuar në mediat sociale.

“Ajo që do të jetë e njëjtë është mënyra se si ne kujdesemi për njëri-tjetrin ndërsa kalojmë këtë së bashku”.

Sipas tij, deri më sot janë identifikuar 27 nga të vdekurit dhe janë njoftuar 11 familje.

Detajet se kush janë viktimat kanë filluar të dalin ditët e fundit.

Bissen ka treguar se në disa aspekte, shifra e 850 të zhdukurve ishte “lajm pozitiv” sepse shënoi një rënie nga më shumë se 2 mijë që ishin pas zjarreve.

Sipas ekspertëve, gjetja dhe identifikimi i viktimave mund të zgjasin me muaj apo edhe vite duke pasur parasysh përmasat e shkatërrimit dhe gjendjen në të cilën ka të ngjarë të gjenden shumë prej mbetjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore