Lajme

80 mijë rusë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës


Një zyrtar i lartë i Pentagonit ka vlerësuar se rreth 80 mijë rusë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit.

“Rusët ndoshta kanë pasur 70 ose 80 mijë viktima në më pak se gjashtë muaj”, ka zbuluar nënsekretari i Mbrojtjes Colin Kahl.

Sipas Kahl, forcat ruse kanë humbur gjithashtu “tre mijë deri në katër mijë” automjete të blinduara dhe mund të jenë në varfëri të raketave të disponueshme të drejtuara me saktësi.

Për të ka qenë ngadalësimi i përdorimit nga forcat ruse i raketave me rreze më të gjatë dhe të drejtuar me saktësi tregues se furnizimet e tyre kishin rënë.

Dhe se këto humbje janë “të jashtëzakonshme duke pasur parasysh se rusët nuk kanë arritur asnjë nga objektivat e Vladimir Putin në fillim të luftës”.

Më herët, kreu i vendosur nga Rusia i pjesës së pushtuar të rajonit të Zaporizhzhia-s, Yevgeny Balitsky, nënshkroi një dekret që parashikon një referendum për bashkimin me Rusinë.

Kjo, si një shenjë e fundit që Moska po ecën përpara me planet për të aneksuar territorin e kapur ukrainas.

Kreu i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës Energoatom ka paralajmëruar se bombardimet e vazhdueshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s mund të çojnë në një katastrofë të shkallës së krahasueshme me aksidentet në Çornobil ose Fukushima.

Kështu, Petro Kotin theksoi nevojën që termocentrali dhe zonat përreth të çmilitarizohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore