Jetesë & Stil

7 trendet e modës për 2021


Fjala modë në ditët e sotme zë një hapësirë të madhe, jo vetëm si term por edhe në jetën e njerëzve. Moda ndiqet kudo dhe nga çdokush, nga njerëzit më të thjeshtë, deri tek ata që janë më të pasur.

Pandemia ndikoi edhe në mënyrën si menduan dizajnerët. Për here të pare ata i dhanë përparësi veshjeve më praktike dhe realiste.

“Për herë të parë pas një kohe të gjatë, këto dukeshin si rroba që mund të visheshin”, shtoi Vogue në një postim.

Këtu janë trendet që do të jenë në krye të 2021 sipas revistës Vogue.

Supet e larta

“Supet e larta nga Balmain dhe Balenciaga do të prekin qiellin. Nuk është një stil  i ri ama është diçka që do të jetë present në 2021.” tha Vogue.

 Fijet

Fijet e vendosura në rroba do jenë në trend edhe për 2021 sipas , Claudia Winkleman.

Rrobat me fije të krijojnë komoditet, dhe lirshmëri.

Ngjyrat DIY

Trendi shumëngjyrësh ka qenë diçka që çdo njeri e bënte vetë në shtëpi por tani ka shkuar deri tek dizajnerët kryesorë, të çilët po ri-imagjinojnë pëlhurën e ngjyrosur në koleksionet e tyre të fundit.

“Është një nga ato herët kur njerëzit dhe stilistët pajtohen totalisht me njëri-tjetrin. Duke filluar nga bluzat, xhinset, fustanat e çdo gjë tjetër u duk sikur është diçka njësoj por çdo produkt kishte të veçantën e tij.” tha Vogue

Ngjyra pastel

Nëse preferoni nuanca pak më të buta, atëherë ngjyra pastel përzier me karamele është e duhura.

“Këto ngjyra janë opsioni perfekt për verën dhe ato i përshtaten një larmie të ngjyrave të lëkurës sipas  Vogue.

Rrjeta

Stilistët e kanë prezantuar rrjetën si diçka elegante dhe të nevojshme për të plotësuar një pamje.

“Këto rrjeta nuk janë këtu për t’ju mbajtur të ngrohtë; ato nuk shërbejnë për asnjë qëllim tjetër përveç se ekzistojnë si zbukurim për syrin, si risi, si diçka që ndihet në mënyrë perfekte tani.” shkroi Vogue.

Vrimat ‘e shenjta’

Shtëpia e modës Prada ka nxjerr si trend për 2021, vrima në rroba.

Të tregosh një lëkurë, me çdo masë, ndjehet si një domosdoshmëri pasi ke veshur rroba shtëpie të mëdha për muaj me radhë,” theksoi Marie Çlaire.

Përputhshmëria me Covid-19

Shtëpia e modës, Kenzo  shfaqi një numër të madh të veshjeve që mbuluan fytyrën dhe trupin.

“Kjo mund të ketë qenë ose jo e ndikuar nga Covid, dhe nuk jemi të sigurt se këto veshje do të siguronin realisht shumë mbrojtje kundër virusit, por sigurisht që ndihej në përputhje me temën e distancës sociale”-tha Vogue. /AlbanianPost.com 

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore