Lajme

7 miliardë dollarë pajisje ia kanë marrë talebanët amerikanëve


Më shumë se 7 miliardë dollarë pajisje ushtarake kanë qenë në dorë të ish-Qeverisë afgane një vit më parë, pasi Perëndimi për dy dekada e mbështeti ngritjen e një stili perëndimor jetesë në Afganistan.

Mirëpo asgjë nuk rrodhi si duhej pas marrjes së kontrollit të pushtetit nga talebanët, më 15 korrik 2021, kur ata u futën në Kabul dhe i sprapsën qeveritarët.

Ndërsa, SHBA-të, në bazë të një marrëveshjeje të paracaktuar për tërheqjen e tyre, thjesht lanë gjithçka në Kabul dhe ikën.

Kjo i kushtoi..pikërisht 7 miliardë dollarë!

Kështu shkruhet të paktën në një raport të publikuar nga një inspektor i përgjithshëm i Departamentit të Mbrojtjes në SHBA, i cili ka vlerësuar dëmet e largimit nga Afganistani për superfuqinë botërore.

Dëme këto, jo të pakta.

Mbi 920 milionë dollarë, kushtojnë vetëm avionët luftarakë, të cilët u lanë pas. Disa prej tyre, u demilitarizuan përpara largimit dhe u bënë të papërdorshëm. Por sërish, dëmi në kurriz të Washingtonit mbeti.

Municionet ushtarake për avionë, po ashtu përllogariten në 294 milionë dollarë.

Teksa, rreth 4 miliardë dollarë pajisje të tjera, ishin në inventarin e Ushtrisë afgane, kur talebanët ia morën kontrollin e Kabulit.

Vlera më e madhe për forcat talebane, ka qenë ajo e marrë nga mjetet tokësore, si Hoover-a apo tanke dhe armatimet luftarake me rreze të ulët.

Këtu përfshihen raketahedhës, armë automatike dhe granata.

Veshjet ushtarake, po ashtu u kanë ardhur në ndihmë talebanëve për të mbajtur kontrollin, me mijëra kostume të plota me kokore apo syze termike dhe infra të kuqe.

Ky raport, peshë edhe më të madhe i shton kështu largimit amerikan në mënyrë krejt të paorganizuar, ku në rrezik u vendos jeta e qindra bashkëpunëtorëve të tyre gjatë këtyre 20 vjetëve në Afganistan.

Çfarë mbeti pas?

Një Qeveri talebane e armatosur deri në dhëmbë. E armatosur jo dosido, por me teknologjinë e fundit amerikane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore