Shqipëria

60-vjeçari në Farkë i jep fund jetës


Pamje ilustruese

Mesditën e 16 tetorit, është gjetur i vetëvarur një 60-vjeçar, në zonën e Farkës së Madhe, Tiranë.

Në njoftimin e policisë cilësohej se shtetasi A. V., u gjend pas banesës së tij. Ndërkohë nuk dihen shkaqet që e kanë dërguar të moshuarin të varë veten.

Nga ana tjetër policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore