Shqipëria

5 të vdekur në aksidentin Qafë-Muzinë, arrestohet drejtuesja e mjetit “Land Rover”


Mëngjesin e 27 gushtit policia e Gjirokastrës ka arrestuar drejtuesen e mjetit “Land Rover”, që u përfshi në aksidentin e ndodhur në Qafë-Muzinë.

Deri më tani akoma nuk ka dalë shkaku final i aksidentit tragjik ku vdiqën pesë persona në mjetin tip furgon.

Aksidenti tragjik ndodhi të enjten e 26 gushtit në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Qafë Muzinë.

Sipas deklaratës zyrtare të Policisë së Gjirokastrës u bë me dije se rreth orës 15:30, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Mësohet se, 22-vjeçarja e cila u bë shkak i aksidentit të rëndë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë ishte shtetasja Rexhina Çelhaga. Me të ishin dhe dy shtetase italiane.

Ato u dërguan menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore ku ishin jashtë rrezikut për jetën.

Shkak mendohet se ka qenë shpejtësia dhe terreni i vështirë dhe i lagur nga reshjet e shiut dhe furgoni ka dalë nga rruga, duke përfunduar disa metra poshtë saj.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore