Jetesë & Stil

40 ditë paraburgim për Fjolla Morinën


Fjolla Morina - Këngëtare

Trafikimi me armë dhe arratisja nga vendi i paraburgimit janë dy arsyet e dyshuara të cilat e quan Fjolla Morinën në paraburgim prej 40 ditësh, masë kjo e caktuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Llogaritja e masës së paraburgimit do të bëhet që nga dita e arrestimit të Fjollës, e cila u bë me datë 17 korrik të vitit 2021.

Për këtë vendim e ka marrë të mërkurën gjyqtari i procedurës paraprake Agim Kuçi, në prezencën e prokurores Javorka Prilincevic, të pandehurës Fjolla Morina me mbrojtësit e saj, avokat Fehmije Gashi-Bytyqi dhe avokat Fanol Krasniqi si mbrojtës kryesor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Fjolla Morina, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim armësh dhe municion në Shqipëri.

Ajo ishte shpallur në kërkim që nga data 21 prill e vitit 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Ylli i hitit “Trileqe”, ishte arrestuar gjatë shtatorit të vitit të kaluar, në pikën e kalimit kufitar në Morinë, teksa i ishte gjetur një armë zjarri pistoletë e tipit “Zoraki” me gjithsej 23 fishekë.

Justifikimi i Fjollës për rastin e pistoletës ishte se “i ndërronte çantat e dorës shumë shpesh dhe nuk ishte në dijeni së çfarë kishte brenda saj”.

Por, përkundër ligjit dhe kërkimit nga Interpoli, Fjolla, kishte zhvilluar udhëtime të shpeshta brenda dhe jashtë vendit, përfshirë ishujt Maldive, Belgjikën si dhe Dubain.

Ajo kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me partnerin, Fisnik Sylën, me një ceremoni solemne të zhvilluar në Maldives.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore