Lajme

34 vjet Erasmus, në rrugë drejt digjitalizimit


Programi i shkëmbimeve të studentëve në Evropë, Erasmus, futet në vitin e 34-t të një historiku shumë të suksesshëm dhe të frytshëm.

Mbi 10 milionë studentë kanë përftuar nga përvoja e dhënë nga programi Erasmus.

Sfida e radhës e këtij programi është radikalisht kundër nga ajo fillestare. Kjo, sepse, nëse më parë programi prirej të shkonte për nga bashkimi fizik i studentëve evropianë, sot priret për nga bashkimi virtual i tyre, për shkak të masave ndaj Covid-19.

“Një program më gjithëpërfshirës dhe më digjital”. Kjo është sfida post-Covid e Erasmus-it.

Në 33 vjet ka pasur 10 milionë studentë përftues. Kjo shifër pritet që të arrihet në shtatë vjetët e ardhshme, falë avancimeve teknologjike.

Për këtë, Bashkimi Evropian e ka dyfishuar buxhetin mbi programin. Nga 14.7 miliardë euro në gjashtëvjeçarin e fundit, ka shënuar rritje në 28.4 miliardë euro për vitet 2021-2027.

Sipas të dhënave nga BE-ja, studentët, të cilët kanë marrë pjesë në Erasmus, e kanë dy herë më të thjeshtë të gjejnë punë një vit pas diplomimin. Madje, një në tre të trajnuar, marrin ftesa nga ofruesit e studimeve apo punës.

Ky është një program që jep mundësi për një shumëllojshmëri degësh studimi, përfshi sportin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore