Lajme

30 vjet burgim për katër të akuzuarit për terrorizëm


Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar me mbi 30 vjet katër të akuzuarit për veprën penale të terrorizmit.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata përmes një komunikate dërguar mediave ku ka sqaruar se dënimet ndaj tyre janë shqiptuar varësisht nga koha e kaluar në paraburgim.

“I akuzuari A.GJ është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) vite, në dënimin me burgim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi”.

“I akuzuari E.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej prej gjashtë (6) vite e gjashtë (6) muaj, në dënim me burgim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, për dy të tjerët nga gjykata është thënë se dënimi do të shqiptohet në kohëzgjatje prej 8 vitesh.

“I akuzuari N.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej  tetë (8) vite e gjashtë (6) muaj, në dënimin me burgim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi si dhe me dënim me gjobë në shumë prej pesë mijë euro (5000 €), të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.

“I akuzuari  M.B  është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vite e gjashtë (6) muaj, në dënim me burgim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi”.

Më 18 dhjetor, katër persona janë shpallur fajtorë për vepra penale që lidhen me terrorizmin apo kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Aktakuza ndaj katër të akuzuarve ishte ngritur në dhjetor të 2022-ës, Prokuroria Speciale kishte njoftuar se katër personat akuzoheshin se nga marsi i vitit 2021 deri në tetor të po atij viti, kishin bërë përpjekje të krijonin një strukturë organizative “për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore