Lajme

28 të vdekur dhe 920 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 28 persona të vdekur nga COVID-19 dhe 920 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 10 mijë e 321 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë një mijë e 698 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 24 mijë e 484.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 15 mijë e 869.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 620 mijë e 405 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 318 mijë e 099.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 28 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore