Lajme

26 të vdekur dhe 1 mijë e 383 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 26 persona të vdekur nga COVID-19 dhe një mijë e 383 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 11 mijë e 472 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 996 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 26 mijë e 886.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 17 mijë e 684.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 548 mijë e 855 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 276 mijë e 890.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 20 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore