Muzikë

251 vite nga lindja e kompozitorit të shquar Beethoven


Më 17 dhjetor 1770 lindi kompozitori i madh Beethoven në Këln.

Kompozitor e pianist, figurë e rëndësishme në tranzicionin midis epokave klasike dhe romantike të muzikës.

Beethoven shkoi në Vjenë në 1792. Aty ai studioi për muzikë dhe shumë shpejt fitoi reputacion si pianist virtuoz.

Në Boston, më 1947, Fan Noli botoi monografinë “Beethoven and the French Revolution”, duke mbrojtur argumentin se Revolucioni Francez dhe idetë republikane patën ndikim të thellë në muzikën e Beethovenit.

Noli, i njohur si republikan dhe antimonarkist, thotë se “kompozimet më të dobëta të Beethovenit janë ato të krijuara në Vjenë gjatë periudhës perandorake, kur kompozonte me kontratë për princër e perandorë, thjesht për të fituar disa të ardhura”.

Veprat e tij më të njohura janë nëntë simfoni, pesë koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë.

Biografët thonë se Beethoveni ishte tërhequr nga idealet e Iluminizmit.

Në vitin 1804, kur ambiciet perandorake të Napoleonit u bënë të qarta, Beethoven i fshiu fjalët e përkushtimit për Bonapartin nga simfonia e tretë.

Më vonë, ai ndryshoi edhe titullin (Sinfonia heroike për të festuar kujtimin e një njeriu të madh) dhe ia ripërkushtoi atë mbrojtësit të tij, Princit Jozef Franz von Lobkoëitz, në pallatin e të cilit sinfonia e tretë u interpretua për herë të parë.

Beethoven jetoi në Vjenë deri në vdekje (1827).

Në dekadën e fundit të jetës, ai u bë thuajse krejtësisht i shurdhër, u tërhoq nga jeta publike, por vazhdoi të kompozonte.

Kritikët thonë se shumë nga veprat e tij më të admiruara vijnë pikërisht nga kjo periudhë nën ndikimin perandorak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore