Lajme

24 të vdekur dhe 890 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 24 persona të vdekur nga COVID-19 dhe 890 mijë persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 10 mijë e 614 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë një mijë e 712 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 25 mijë e 688.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 19 mijë e 526. Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 615 mijë e 156 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 307 mijë e 467.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 21 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore