Lajme

23 të vdekur dhe 424 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 23 persona të vdekur nga COVID-19 dhe 424 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tetë mijë e 270 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë një mijë e 324 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 17 mijë e 625.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 18 mijë e 214.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 676 mijë e 755 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 357 mijë e 197.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 14 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore