Lajme

18 të vdekur pas vizitës së Babagjyshit në një azil në Belgjikë


Duhet të ishte një pasdite feste, por u shndërrua në një makth.  Në Belgjikë, në Mol, në një qytet me 30 mijë banorë, një burrë i veshur si Babagjyshi ka vizituar shtëpinë e të moshuarve,  ku ishin të ftuar 180 persona.

Askush nuk i kërkoi Babagjyshit tamponin kundër COVID-19   edhe pse ai testoi pozitiv pas tre ditësh.

Tanimë ishte shumë vonë për të shamngur tragjedinë, pasi falë një folikule të përhapur në godinë,  121 persona rezultuan pozitivë me COVID-19   (mes tyre dhe 36 operatorë) duke sjellë vdekjen e 18 të moshuarve.

Ky numër mund të përshkallëzohet në orët në vazhdim  duke marrë parasysh që disa persona të tjerë ndodhen të hospitalizuar në gjendje të rëndë. 

Babbo Natale fa visita in una casa di riposo in Belgio ma è positivo al Covid-19: 121 contagiati e 18 anziani morti - La Stampa

Ajo çfarë shihet nga fotot e eventit, të publikuara në mediat sociale  e përkeqëson dhe më shumë situatën.

Jo të gjithë të moshuarit mbanin maskë dhe babagjyshi me ndihmësit e tij, shpeshherë nuk  respektonin  distancimin social, fakt ky  që e ka favorizuar edhe më shumë infektimin. 

Ndërkohë autoritetet lokale kanë hapur një hetim ndaj drejtuesve të azilit. Ata  kanë deklaruar se janë të shokuar nga incidenti.

“Një organizim totalisht  i papërgjegjshëm”, ka deklaruar kryetari i bashkisë së Mol-it. Një skuadër mjekësh është dërguar në azil nga qeveria belge për të shmangur infektimin dhe urgjencën./AlbanianPost.com

Babbo Natale fa visita in una casa di riposo in Belgio ma è positivo al Covid-19: 121 contagiati e 18 anziani morti - La Stampa

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore