Sport

175.000 dollarë për atletet e Messi-t


Atletet që Lionel Messi kishte veshur kur theu rekordin e shënimit të më së shumti golave me një klub, janë shitur për 175,000 dollarë në ankand, dhe të gjitha të ardhurat do dhurohen në Spitalin Vall d’Hebrón të Barcelonës ku do të përdoret për të ndihmuar fëmijët me kancer ose sëmundje të tjera të rënda, si dhe familjet e tyre.

33 vjeçari, Messi shënoi golin e tij të 644-të për Barcelonën në fitoren 3-0 të dhjetorit të kaluar ndaj Real Valladolid, ku e kaloi edhe legjendën e Brazilit Pele, i cili shënoi 643 herë për Santos.

Atletet e dhuruara nga Adidas dhe Messi, u ekspozuan në Muzeun e Artit të Katalunisë në Barcelonë në fillim të këtij viti. Ankandi, i cili filloi më 19 Prill me një çmim fillestar prej 40,000 £, përfundoi të Premten me një stuhi të vonë ofertash që trefishuan çmimin në orët e fundit. Shtëpia e ankandeve Christie’s vlerësoi se çizmet do të shiteshin për 50,000- 70,000.

“Arritja e momentit historik të 644 golave ​​me të njëjtin klub më jep shumë gëzim, por ajo që është vërtet më e rëndësishme është të jesh në gjendje t’u japësh diçka fëmijëve që po luftojnë me shëndetin e tyre”, tha Messi përpara ankandit. “Shpresojmë se kjo do të rrisë vëmendjen e njerëzve për këtë kauzë të madhe”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore