Shqipëria

Përformanca e Olen Cesarit elektrizon Kalanë e Ali Pashës


Violinisti i mirënjohur shqiptar, Olen Cesari, bashkë me grupin e mirënjohur “Opera Pop” dhe artistë të tjerë të njohur, kanë elektrizuar publikun në Kalanë e Ali Pashës.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një postimi në median sociale Facebook, e ka cilësuar përformancën e Olen Cesarit në Festivalin e Porto Palermosm, si “të jashtëzakonshme”.

“Një magji që dinë të ofrojnë vetëm artistët e vërtetë”, ka thënë ajo ndërsa ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve “mos e humbni këtë verë muzikore në Himarë”.

Festivali i Porto Palermos vjen si projekt i violinistit shqiptar Olen Çezari, ku do të jenë pjesëmarrës jo vetëm artistë vendas, por edhe muzikantë të ardhur nga Italia, Spanja, Zvicra dhe Rumania.

Në këtë festival veçohet pjesëmarrja e: Marsela Çibukaj, baritoni Gëzim Mushketa, këngëtari Italian Eden Loren  fitues “Sanremo Young, Elina Duni, Daniele Di Bonaventura, Laura Bretan, etj.

Olen Cesari u ngjit në skenë në moshën 5-vjeçare si një virtuoz i lindur. Në moshën 7-vjeçare dha koncertin e tij të parë recital në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Në moshën 10-vjeçare e mbaroi gjithë programin e Liceut Artistik, ku më vonë vazhdoi studimet e larta për violinë, në Romë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore