Lajme

15 vjet që kur bisedimet për statusin e Kosovës kanë përfunduar


Martti Ahtisaari

Kanë kaluar 15 vjet që kur u mbyllën bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve, pa ndonjë marrëveshje.

Më 10 mars të vitit 2007, në Vjenë të Austrisë ishin në takim krerët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë, kurse nga Serbia, Boris Tadiç, Vojislav Koshtunica dhe të tjerë, në këtë takim ishte edhe i dërguari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për statusin, Martti Ahtisaari.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe i dërguari i OKB-së Martti Ahtisaari

Ahtissari kishte shprehur keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai gjithashtu njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ndërkaq Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaarit i dorëzoi OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës më 15 mars të vitit 2007. Plani direkt propozonte pavarësi për Kosovën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore