Përballje

125 numri sot, “Stamford Brige” pret duelin Chelsea – Manchester United


Në shekullin 21, nese jo më i rivalizuari, dueli Chelsea – United është pa dyshim ndër më të rivalizuarit në Premier League.

124 duelet paraprake, kanë pasur një dominim të lehtë nga Manchester United.

Djajtë e kuq kanë fituar 45 duele në krahasim me 41 që kanë fituar blutë e Londrës.

38 nga ndeshjet kanë përfunduar me barazim.

Sot, Chelsea lufton për t’u ngjitur në zonën Champions, ndërkohë United për të mbajtur vendit e dytë, pasi titulli tanimë është një realitet i pamundur, të paktën praktikisht.

Chelsea me 43 pikë, ka mundësi të përfitoj nga humbja e West Ham për t’u ngjitur në vendin e katërt me një tre pikësh eventual.

Ndërkohë djajtë e kuq do mundohen të mbajnë hapin me Leicester, që po ashtu zhvillon ndeshjen e tyre sot, përballë Arsenal.

Te Chelsea mungon vetëm Thiago Silva, kurse te United mungojnë Jones, Mata dhe Pogba, kurse në dyshim janë Cavani, James, McTominay dhe Van De Beek.

Chelsea ka fituar katër nga pesë duelet e fundit, kurse United ka fituar vetëm dy në këtë periudhë.

Tuchel tenton ta mbajë formën e mirë në mbrojtje, ku ka pësuar vetëm dy gola në tetë ndeshjet e para si trajner i Chelsea-s, duke shpresuar në një tjetër mrekulli në sulm, si ajo e Giroud në Champions.

Trajneri gjerman ka triumfuar njëherë përballë United këtë sezon, 1-3 me PSG në “Old Trafford”.

Rekordi mes tij dhe Solskjaer është dy me dy, me të dy trajnerët që kanë fituar ndeshjet si musafir dhe asnjëherë si vendas.

Kush do e fitoj duelin sot, mbetet ende të shihet.

United ka fituar tre nga pesë duelet e fundit kundër londinezëve, duke humbur vetëm një.

Me fillim nga ora 17:30, Premier League na sjell edhe një tjetër spektakël.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore