Sport

12 vjet më parë Messi e fitoi për herë të dytë Topin Artë


Sot 12 vjet më parë (10 janar 2010) Lionel Messi e fitoi Topin e dytë të Artë në karrierën e tij.

Argjentinas e fitoi këtë çmim prestigjioz për herë të dytë në karrierën e tij, derisa kishte mbushur vetëm 23 vjet.

Ishte epoka e Barcelonës së Pep Guardiola-s, ku në garë për Topin e Artë, Messi ishte në konkurrencë të ngushtë me dy shokët e tij të skuadrës, Andres Iniesta-n dhe Xavi Hernandez-in.

Messi triumfoi duke marrë 22.65% të votave, duke lënë prapa Iniesta-n me 17.36% dhe Xavi-n me 16.48%.

Ndërkaq, në vendin e katërt përfundoi Wesley Sneijder që në atë vit e fioi “Tripletën” me Inter-in, duke marrë 14.48% të votave.

Gjatë vitit kalendarik 2009, Messi kishte pasur paraqitje fantastike duke shënuar 41 gola dhe duke dhuruar 15 asistime në 64 ndeshje me Barcelonën dhe Argjentinën.

Gjatë atij viti, Messi me Barcelonën e kishte fituar La Liga-n, Kupën e Spanjës, Kupën e Botës për klube, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës.

Vazhdimi i karrierës për argjentinasin do të ishte fantastik, i cili në të ardhmen e fitoi edhe pesë herë këtë trofe.

Së fundi, 35-vjeçari e fitoi edhe Kupën e Botës me Argjentinën, që ishte trofeu i vetëm që i mungonte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore