Shqipëria

12 vdekje nga coronavirusi, ulet numri i të infektuarve në Shqipëri


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), bën me dije, të hënën, më 8 shkurt, se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 12 humbje jete, për shkak të coronavirusit. Pesë qytetarë janë nga Tirana, dy nga Kuçova, dy nga Kavaja, një nga Vlora, një nga Berati dhe një qytetar nga Shkodra. Këta persona i përkasin grupmoshës 54-76 vjeç.

Janë kryer 3 mijë e 485 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 953 qytetarë.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, ndër këto 36 ndodhen në terapi intensive dhe 15 pacientë janë në intubim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 684 qytetarë.

MSHMS-ja, iu ka bërë apel qyetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat anti-COVID. Të vendosin maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë distancimin fizik, të kujdesen për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore