Kosova

12 minatorët e suspenduar rikthehen në punë


Ndonëse 12 minatorë të Minierës së Stantërgut njëherë u suspenduan nga puna, ata u rikthyen sërish.

Këta 12 minatorë u suspenduan nga me arsyetimin se kanë kryer shkelje të rëndë të detyrës, por të njëjtit u rikthyen në punë nën pretendimin se kishte ndodhur një mosmarrëveshje.

Drejtori i Trepçës, Nexhat Dedia, mohoi një lajm të këtillë duke thënë se “është krejtësisht i pavërtetë” dhe se “minatorët janë duke punuar si çdo ditë tjetër”.

Madje, ai tha se “minatorët kanë marrë pagat dhe nuk ka ndonjë problem në këtë aspekt”.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka thënë se punëtorëve vetëm iu është tërheq vërejtja dhe se nuk janë suspenduar nga puna.

“Drejtori me minatorët kanë bërë një marrëveshje që mos të ketë suspendim por vetëm një vërejtje, dhe çdo gjë është në rregull”, ka thënë Osmani.

Në vijim mund ta shihni vendimin për suspendim të përkohshëm të 12 minatorëve të Stantërgut.

 

Për këtë vendim ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, me ç’rast ka kërkuar shfuqizimin e menjëhershëm të këtij vendimi.

“Largimi i minatorëve të Trepçës nga puna vetëm pse kërkuan të drejtën e tyre elementare, për marrjen e pagave me të cilën mbajnë familjet e tyre është i papranueshëm. Kërkoj nga menaxhmenti i Trepçës shfuqizimin e këtij vendimi absurd dhe kthimin e minatorëve në vendin e tyre të punë”, ka shkruar Bahtiri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore