Lajme

117 vjeçarja i shpëton COVID-19


Një murgeshë franceze, e verbër ku lëviz me karrocë, është personi më i vjetër në Evropë, që i ka mbijetuar Covid-19, ditën e mërkurë, më 10 shkurt. Vetëm pak ditë para 117 vjetorit të lindjes.

Lucile Randon, e cila ka marrë emrin e motër Andre-së, rezultoi pozitive me coronavirus më 16 janar, edhe pse nuk kishte asnjë simptomë.

Në një deklaratë për media ajo tha se nuk e kishte kuptuar se ishte me coronavirus.

Motër Andre tha se në momentin kur rezultoi pozitive nuk u frikësua nga coronavirusi.

“Nuk u frikësova pasi nuk kisha frikë të vdisja”.

Në momentin kur ajo rezultoi pozitive u izolua e vetme nga banorët e tjerë që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve në Toulon, në jug të Francës.

Zëdhënësi i shtëpisë së të moshuarve, David Tavella, tha se motër Andre, është me shumë fat.

“Ajo nuk më pyeti për shëndetin e saj, por për rutinën ditore. Ajo donte të dinte nëse oraret e vakteve ose gjumit do të ndryshonin”.

Motër Andre lindi në 11 Shkurt 1904. Është gruaja më e vjetër e Evropës. Sipas Listës Botërore të Renditjes të Shumëvjeçarëve, ajo është gruaja e dytë më e vjetër në Botë.

Gruaja më e vjetër në Botë është Kane Tanaka, nga Japonia, e cila lindi më 2 janar 1903.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore