Lajme

110 dollarë – Fuçia e naftës në nivele të larta historike


Prej korrikut të vitit 2014, nuk ishte parë ndonjëherë çmim nafte bruto për fuçi, më i lartë se ky i sotëm, kur tregjet janë hapur.

111.09 dollarë për fuçi!

Asnjë efekt nuk ka dhënë marrëveshja e fundit mes 30 vendeve të mëdha, për të liruar nga rezervat 60 milionë fuçi nafte, duke parë se kjo gjë mund të lehtësonte disi situatën e krijuar nga lufta midis Ukrainës dhe Rusisë, e cila zgjat prej një jave tashmë.

Sipas ekspertëve, ka ende vend për rritje të çmimeve, nëse gjërat ndjekin këtë ritëm.

Shumëçka ndikon nga faktorët politikë, si për shembull sjellja e Rusisë, duke qenë se një pjesë e mirë e prodhimit, vjen prej tyre.

Sasi të konsiderueshme nafte ka edhe Irani, shtet i cili rreshtohet me Rusinë dhe jo me Perëndimin në këtë luftë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore