Lajme

11 mijë njerëz largohen nga Mariupoli i rrethuar nga rusët


11 mijë njerëz u larguan nga qyteti juglindor i Mariupolit në rrugën për në Zaporizhzhia të mërkurën, sipas një postimi në kanalin Telegram të këshillit të qytetit të Mariupolit, duke shënuar një rritje tjetër të numrit të banorëve që mund të shpëtojnë nga qyteti i rrethuar.

Për njerëzit që ishin në gjendje të arrinin deri në Berdyansk me makinat e tyre, por të paaftë për të shkuar më tej, 50 autobusë u furnizuan për të përfunduar udhëtimin dhe priftërinjtë ortodoksë shoqëruan autobusët.

Deri të mërkurën në mbrëmje, zyrtarët thanë se më shumë se 6 mijë e 400 banorë të Mariupolit kishin bërë udhëtimin përmes territorit të pushtuar nga Rusia për në Zaporizhzhia, e cila është ende në duart e Ukrainës. Më shumë se 2 mijë fëmijë ishin mes tyre.

Autokolona humanitare për të sjellë ndihma në Mariupol dhe autobusët bosh për të evakuuar banorët, mbetet e bllokuar nga forcat ruse.

Kujtojmë që kjo është dita e 21-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së, rreth 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa rreth 2 mijë e 500 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore