Aplikacione

10 aplikacionet më të njohura në 2021


A po kërkoni aplikacione të shkëlqyera për Android ose iOS? Nëse po, bëjeni jetën tuaj më të lehtë me këtë listë të 10 aplikacioneve më të njohura. Aplikacionet për celularë janë në qendër të inovacionit sot. Me tregun gjithnjë në rritje, aplikacionet mobile po ndihmojnë bizneset dhe zhvillimin e tyre. Disa nga aplikacionet më të njohura po e bëjnë jetën më të thjeshtë për të gjithë ne.

eMarketer vlerëson se të rriturit amerikanë kalojnë, mesatarisht, më shumë se 4 orë në internet ku 88% e kësaj kohe është brenda aplikacioneve.

  1. Uber

Uber është aplikacioni kryesor në botë për transport, i cili po qaset nga më shumë se 93 milion përdorues aktivë në rreth 700 qytete në 63 vende të ndryshme. Uber është një platformë e bazuar në teknologji që lidh së bashku shoferin dhe përdoruesin.

Uber ndihmon përdoruesit e saj të udhëtojnë pa pasur nevojë të presin gjatë. Duke përfshirë Google Maps në aplikacionet e tyre, ato i tregojnë përdoruesit si dhe shoferit vendndodhjen e saktë, kohën e rezervimit dhe kohën e parashikuar për të arritur në destinacion.

  1. Instagram

Instagram u ofron njerëzve një mënyrë të thjeshtë për të publikuar imazhe dhe video. Kjo platformë është ndër aplikacionet më të njohura për celularë, i është rritur vlera e saj që kur u shfaq për herë të parë në vitin 2010.

Instagram me kalimin e viteve është bërë një nga aplikacionet më të njohura dhe shtoi veçori të tilla si histori, momente kryesore etj. Me më shumë se një bilion përdorues aktivë, rrjeti social Instagram vlerësohet se është shumë më i fuqishëm se Facebook dhe Twitter.

  1. TIK Tok

TikTok është një aplikacion i ndërtuar nga firma ByteDance me bazë në Pekin, për krijimin dhe publikimin e videove të shkurtra të vendosura mbi muzikë. Më të njohura në këtë platformë janë sinkronizimi i buzëve dhe vallëzimet e ndryshme. Shumica e krijuesve e përdorin atë si një medium për “challenges” sfida virale.

Rritja e popullaritetit të Tik Tok mund të gjykohet nga fakti se kohen e kaluar në aplikacion është mesatarisht 52 minuta në ditë dhe 90% e tyre e përdorin atë në baza ditore. Kompania mëmë e TikTok, ByteDance, tani është bërë një nga startup-et më të vlerësuara në botë.

  1. Airbnb

Airbnb është një aplikacion për rezervimin e akomodimit që ndihmon përdoruesit të planifikojnë pushimet e tyre me mirë.  Platforma grumbullon dhe rendit apartamente të ndryshme. Airbnb ka një prani globale, me miliona përdorues që hapin shtëpitë e tyre për turistët. Me ndihmën e teknologjisë, Airbnb ka ndërtuar një aplikacion jashtëzakonisht miqësor për përdoruesit që lehtëson procesin e rezervimit. Përdoruesit mund të kërkojnë strehim të përshtatshëm duke përdorur edhe disa filtra.

  1. Netflix

Netflix është një aplikacion i bazuar në kinematografi. Kjo platformë ka filma, shfaqje televizive dhe dokumentarë në pothuajse çdo pajisje, duke përfshirë celularët. Ky aplikacion vazhdimisht  ka “Updates” të madh të filmave me filmat dhe shfaqjet më të fundit te cilat janë të vlerësuar nga persona profesional.

Në fund të vitit 2020, Netflix kishte mbi 203 milion përdorues që paguajnë, dhe 47% e amerikanëve preferojnë Netflix mbi çdo shërbim tjetër. Me pandeminë që kufizon shumicën e popullsisë në shtëpitë e tyre, Netflix ka parë një rritje të konsiderueshme të regjistrimeve dhe shikueshmërisë prandaj është listuar si një nga aplikacionet më të shkarkuara 2021.

  1. Amazon

Amazon është një nga gjigandet e tregtisë elektronike, është një shembull i përsosur i inovacionit.  Amazon ka krijuar shumë procese unike që kanë krijuar vlera të jashtëzakonshme për klientët e saj, dyqanet pa para duke qenë një prej tyre. Aplikacioni është i lehtë, si dhe i shpejtë për t’u përdorur. Ju mundëson të kërkoni dhe filtroni një larmi produktesh në parametra të ndryshëm me vetëm disa trokitje të lehtë. Ka rreth 25,000 shitës në Amazon me më shumë se 125.56 bilion dollarë në shitje.

  1. YouTube

YouTube konsiderohet si platforma më e preferuar e videos në botë, për njerëzit nga njerëzit. Një nga aplikacionet më të suksesshme, është një thesar i lajmeve dhe argëtimit, ndihmon miliona krijues të  xhirojnë dhe ndajnë përmbajtje unike me audiencën e tyre. Aplikacioni për celular YouTube lejon përdoruesit të regjistrohet dhe gjithashtu t’i publikojnë ato me në platformë. Regjistrimi në YouTube lejon përdoruesit të kenë qasje në “channel subscriptions”, të marrin njoftime të rregullta dhe rekomandime.

  1. Dropbox

Dropbox është një aplikacion i besueshëm dhe i modeluar mirë për ruajtje. Ndihmon në ndarjen e sektorëve brenda një ekipi ose grupi. Ju madje mund të komentoni mbi dokumentet që keni ndarë me njerëz të tjerë dhe të kërkoni gjithçka që keni ruajtur në internet.

Një avantazh kryesor i Dropbox është se mund të integrohet me çdo aplikacion tjetër dhe shërbim të internetit pa ndonjë problem pajtueshmërie. Dropbox gjithashtu nuk ka një kufizim të madhësisë së skedarit për ngarkimet përmes aplikacionit në desktop ose aplikacioneve mobile. Në tremujorin e parë të vitit 2020,  Dropbox përfunduan me 14.6 milion përdorues pa pagës, krahasuar me 13.2 milion për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

  1. Spotify

Spotify është një nga aplikacionet më të njohura në hapësirën e muzikës dhe fiton vendin e parë në mesin e aplikacioneve të njohura të transmetimit të muzikës. Ajo ka ndryshuar vazhdimisht dizajnin e aplikacionit mobil, cilësinë e transmetimit dhe aftësinë e ndarjes së muzikës. Aplikacioni ka një version falas të mbështetur nga reklama, ndërsa anëtarësimi premium në Spotify heq reklamat dhe jep veçori shtesë si modaliteti “offline” jashtë linje për shkarkimin e këngëve kur nuk jeni të lidhur me wifi. Aplikacioni Spotify është në 170 vende, ka 144 milion përdorues aktivë dhe një bibliotekë me 70 milion këngë. Për më tepër, Spotify gjithashtu ofron podcast.

  1. WhatsApp

Nisur në 2009 nga Brian Acton dhe Jan Koum te cilën në 2014, bleu Facebook për 19 miliardë dollarë. mund të përdoret gjithashtu për thirrje audio dhe video. Whatsapp është një nga aplikacionet kryesore për bashkëbisedim. Aplikacioni në fjalë është ndër aplikacionet më të njohura të mesazheve, aktualisht ka më shumë se 1.5 bilion përdorues në të gjithë botën. Aplikacioni ka një prani të fuqishme në 180 nga 193 vende në botë, e cila është pjesa më e madhe midis të gjitha rrjeteve të mesazheve dhe sociale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore