Shqipëria

1 milion turistë të huaj në Shqipëri në 4 muaj


Me mbi 300 mijë turistë të huaj është rritur numri i vizitorëve nga jashtë vendit në Shqipëri, për katër muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me një vit më parë.

Në tërësi, kanë qenë 1 milion turistë të huaj, të cilët kanë hyrë në tokë shqiptare nga muaji janar deri në muajin prill.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Mbi 1 milion turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë nga muaji janar deri në prill 2022, me një rritje prej 300 mijë turistë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, shkruan ai.

Për efekt edhe të heqjes së çdo kufizimi dhe lehtësimit të qarkullimit të njerëzve, viti 2022 pritet të ketë një numër rekord të turistëve, edhe krahasuar me vitin 2019, para fillimit të pandemisë COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore