Boterori 2022

đź”´LIVE: SpanjĂ« – Kosta RikĂ«


Përfundon ndeshja, Kosta Rika mund të marrin frymë lirshëm, pasi nuk do munden të pësojnë më gola.


GOOOOOOOL! Spanja nuk kanë të ndalur, këtë herë shënojnë me anë të Alvaro Morata-s.


GOOOOOOOL! Tani më, Spanja ka shënuar edhe golin e gjashtë të ndeshjes, dhe realizuesi i këtij goli ishte Carlos Soler.


GOOOOOOOL! Spanja kanë shënuar golin e pestë të ndeshjes, ku realizuesi këtë herë ishte Gavi.


Joel Campbell ka pasur vetĂ«m 24 prekje nĂ« kĂ«tĂ« ndeshje dhe njĂ« nĂ« zonĂ«n e penalltisĂ« – vetĂ«m Celso Borges (27) ka pasur mĂ« shumĂ« pĂ«r Kosta RikĂ«n.

Kosta Rico do të duhet të inkuadrojnë më shumë lojtarin e tyre kryesor në lojë nëse duan një gol ngushëllues, apo edhe vetëm një goditje në portë.


Në minutën e 62-të, Alvaro Morata pati mundësinë të shënonte golin e pestë të Spanjës në këtë ndeshje, por goditja e tij ishte jashtë.


Luis Enrique ia pamundësoi hatrickun sulmuesit të Barcelonës, Ferran Torres, pasi e zëvendësoi me Alvaro Morata-n, në minutën e 57-të.


GOOOOOOOOOL! Ferran Torres ka shënuar përsëri, ky është goli i tij i dytë personal në këtë ndeshje, dhe i katërti për Spanjën.


Në këtë fillim të pjesës së parë, në minutën e 48-të, Marco Asensio kishte përsëri një mundësi të mirë shënimi, e cila shkoi mbi portën e Keylor Navas.


Fillon edhe pjesa e dytë mes Spanjës dhe Kosta Rikës.


Ferran është golashënuesi më i ri i Spanjës në një Kupë Bote që kur Fernando shënoi tre herë në 2006.


Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Spanjës dhe Kosta Rikës.

45 minutat e para përfunduan me epërsi të trefishtë për spanjollët, ku shënuan treshja e sulmit Olmo, Asensio dhe Torres.

Dueli ishte plotësisht e dominuar nga Spanja, pasi Kosta Rika nuk arriti të rrezikojë portën e kundërshtarit për asnjë moment.


Pak para përfundimit të pjesës së parë, Marco Asensio kishte mundësinë për të shënuar edhe një gol, por u bllokua në fund nga mbrojtësi argjentinas.


Spanja ka pasur pak më shumë se 87% posedim të topit pasi shënoi tre gola në 30 minuta.

Kosta Rika nuk Ă«shtĂ« nĂ« gjendje t’i afrohet lojtarĂ«ve spanjollĂ« dhe nuk ka mundur tĂ« regjistrojĂ« njĂ« goditje nĂ« portĂ«.


GOOOOOOOL! Spanja nuk falin përsëri, shënojnë golin e tretë të ndeshjes.

Këtë herë golashënuesi i Spanjës ishte Ferran Torres.


Penallti për Spanjën, Ferran Torres është lojtari që do ta ekzekutoj penalltinë.


Marco Asensio është golashënuesi i 50-të i ndryshëm i Spanjës në Kupën e Botës (duke përjashtuar autogolat).


GOOOOOOL! Spanja ka dyfishuar epërsinë, por këtë herë me anë të Marco Asensio-s, i cili u asistua nga Jordi Alba.


GOOOOOOOOOL! Pas shumë tentimeve, Spanja më në fund ka kaluar në epërsi.

Golin e shënoi Dani Olmo në minutën e 11-të, i cili u asistua nga Gavi.


Pas vetëm katër minutave, Marco Asensio ishte shumë afër shënimit të golit, por topi doli jashtë.


Në minutën e pestë, Dani Olmo kishte një mundësi shumë të mirë shënimi, të cilën nuk e shfrytëzoi siç duhet.


Filloi gjithçka, topin të parët e kanë Spanja, ku referi kryesor i ndeshjes është M. Mohammed nga Emiratet e Bashkuara Arabe


Gavi ishte vetëm gjashtë vjeç kur Spanja mundi Holandën për të ngritur Kupën e Botës në Afrikën e Jugut në 2010.


Skuadra spanjolle duke u përgatitur para fillimit të ndeshjes.


Tifozët spanjollë janë të gatshëm para fillimit të ndeshjes kundër Kosta Rikës.


Kupa e Botës, Katar 2022 deri më tani ka pasur disa befasi të mëdha.

Arabia Saudite mposhti ArgjentinĂ«n dje…

Japonia mposhti Gjermaninë sot…

Pra, a do të shohim një tjetër rezultat surprizues teksa Spanja e nis këtë Kupë të Botës kundër Kosta Rikës?


Spanja dhe Costa Rica do të luajnë ndeshjen e dytë në Grupin E këtë të mërkurë.

Takimi do të zhvillohet në “Al Thumama Stadium” në ora 17:00.

Në anën tjetër, ndeshja e parë e Grupit E mes Gjermanisë dhe Japonisë përfundoi befasisht me fitoren e këtyre të fundit.

Tani njëra nga skuadrat do kenë mundësinë, të gjejnë fitoren dhe të barazohen me pikë me Japoninë.

Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat skuadrat do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Luis Enrique e ka rreshtuar Spanjën me formacionin 4-3-3: Simon; Azpilicueta, Rodri, Laporte, Alba; Gavi, Busqueta, Pedri; Torres, Asensio, Olmo.

Në anën tjetër, trajneri i Costa Rica-s, Luis Suarez ka rreshtuar ekipin e tij me skemën 5-4-1: Navas; Castro, Spence, Duarte, Calvo, Oviedo; Campbell, Borges, Tejeda, Villegas; Enriquez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore